Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim me nota ironie për vizitën dy ditore të kryeministrit Edi Rama në Turqi. Hoxha i ka dhënë një ‘mesazh’ presidentit turk teksa publikon dy foto, në njërën ku Erdogan ka në krah statujën e Skëndërbeut dhe në tjetër përkrah me Ramën.
“Rexhep bej, ai, burri prej bronxi, që ke pas shpine, është SKENDERBEU i shqiptarëve… Ai burri, që takove dje, është thjesht skënderbeu i Elises”, shkruan Hoxha në Facebook.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post