Ndonëse drejtësia shqiptare ende nuk ka mbyllur hetimet ndaj tij për çështjen ‘Habilaj’, duket se kjo nuk e ka penguar ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të festojë ditëlindjen e tij të 39 gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në Facebook, ish ministri ka zgjedhur të falënderojë miqtë dhe të afërmit për urimet e tyre me një video të aktorit të njohur italian, Roberto Benigni, i cili flet për lumturinë.
“#bday Ne fund te dites, vec per kaq eshte gjithmone! Ju falënderoj pafund te gjitheve 💪💪🤗😇”– shkruan Tahiri në videon e publikuar në Facebook.
Mesazhi për lumturinë nga aktori Roberto Benigni publikuar nga Tahiri:
Me që ra fjala për lumturinë, kërkojeni çdo ditë, vazhdimisht. Na është dhënë të gjithëve, na është dhënë kur kemi qënë të vegjël, na e kanë dhënë si një dhuratë. Ishte një dhuratë aq e bukur sa e fshehëm, siç bëjnë qentë me kockën kur e fshehin. Disa prej nesh e kanë fshehur aq mirë sa nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur.
Por e kemi, e keni, shikoni, shikoni në çdo qoshe, në thellësinë e shpirtit tuaj. Hidhni çdo gjë në ajër, sirtaret, komodinat dhe çfarë keni brenda në to, do ta shihni që ajo do të dalë në dritë. Provoni të hidhni kutitë, veshjet, shtatin, ajo ndodhet aty. Duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë edhe pse ajo ndonjeherë na harron ne. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë atë, deri në ditën e fundit të jetës sonë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post