Në dosjen e SPAK, janë edhe dëshmitë e dy skafistëve të penduar të drejtësisë dhe që janë pjesë e operacionit “Shpirti”. Ata flasin për lidhjet e dy ish-shoqëruesve të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Bashkisë së Kavajës, Saimir Kurti, me trafikantët e drogës.
Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se përfshirja e dy shoqëruesëve të Tahirit nuk ka asnjë gjë të re.
Madje dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se ka pasur dijeni për trafikun e drogës nga grupi i goditur, duke iu referuar si “babloku”. Kjo nofkë, të cilën opozita e përdor herë pas herë për t’ju referuar Ramës doli nga përgjimet e publikuara nga “BILD”.
“Tahiri? Bodigardët e Tahirit? What’s new??????? Të gjithë e dinë se asgjë nuk lëvizte e nuk lëviz pa lejen e bablokut!!! Të gjithë,” – shkruan Basha.
Diskutime rreth kësaj post