Publikimi në mediat italiane të përgjimeve të Antimafias për disa pjesëtarë të grupit mafioz “Ndragheta”, ku përmenden edhe emra biznesmenësh apo politikanësh shqiptarë, ka ngjallur debate dhe akuza në politikën shqiptare.
Juristi Çlirim Gjatës dhe Frrok Çupit janë përplasur lidhur me vërtetësinë e përgjimeve.
Pasi Çupi mbaroi fjalën e tij, ku edhe pretendonte se përgjimet ishin të stisuara, Gjata kërkoi të merrte fjalën, por përfundoi duke u përplasur me parafolësin.
Pjesë nga debati në studion e Open
Çlirim Gjata: Prokuroria italiane *ngre zërin. Mos më ndërprit
Frrok Çupi: Po mos bërtit, a me të bërtitme është?
Çlirim Gjata: Po ta mbaroj
Frrok Çupi: Po ta tregoj unë pastaj pse ta ngrej zërin…
Çlirim Gjata: Më lër ta mbaroj
Frrok Çupi: Pse bërtet more? Ti je shumë i gjatë për të qënë inferior.
Çlirim Gjata: O zonja Eni. Qetësohu Frrok…
Frrok Çupi: Po unë i qetë jam.
Diskutime rreth kësaj post