Është publikuar spoti i emisionit të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus. Pas largimit nga Top Channel tani Ballën do ta shihni çdo të enjte në orën 21:00 në këtë ekran.
Spoti nis me “Fake News”, një term kaq shumë i përdorur botërisht.
Ndërkohë emisioni i gazetarit do të mbajë emrin “Real Story”.
Burime për “GSh” kanë konfirmuar se Balla do të ketë edhe rolin e drejtorit ekzekutiv.
Pas 12 vitesh ai është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”.
Diskutime rreth kësaj post