Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar punimet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, e cila po rindërtohet pas shkatërrimit nga tërmeti i viti 2019.
Gjatë vizitës, Rama po bisedonte me inxhinieren e veprës që quhet Luli. Teksa po e përgëzonte për punën e bërë, Rama nuk i kurseu ironitë për kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi tha” Bravo, më në fund një Lul që punon”.
“Luli e ke emrin ti. Bravo Lul, shyqyr që na doli një Lul që punon”, tha Rama me batutë.
Kryebashiaku Veliaj duke i shpjeguar punimet e shkollës së re që do të jetë më e madhe në republikë, Rama e ka kthyer me batutë: Shkolla jote dhe e Fatos Nanos më burrë”. Por Velija ka shtuar se është edhe “Shkolla e Lulit dhe e Ilirit”, duke nënkuptuar kryedemokratin e Presidentin.
Ndërsa inxhinierja është munduar t’ia shpjegojë projektin në detaje për shkollën, por Rama iu kundërpërgjigj, duke i deklaruar se “Zemra, i kemi parë këto, na i lër këto tani, na thuaj ku dhe sa kemi ecuar me punimet, ku është avancuar”.
Diskutime rreth kësaj post