Jemi më në fund në vjeshtë. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme të gjithë vendin kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në Tiranë dhe disa qytete.
Por situata është kthyer në normalitet në orët e para të mëngjesit me pushimin e reshjeve të shiut ku automjet kanë qarkulluar pa probleme.
Çadrat mbajini me vete, jo vetëm sot, por deri në fund të shtatorit. Ky mot i paqëndrueshëm do na shoqërojë deri të mërkurën tjetër, kur mbyllet shtatori.
Diskutime rreth kësaj post