Qarku i Beratit ishte dhe qarku me surprizat më të mëdha, ku qytetarët i siguruan PS-së 5 mandate, PD mori 2 mandate, ndërsa LSI u zhduk nga ky qark duke humbur edhe 2 mandatet e siguruara në 2017.
Në këtë qark janë numëruar deri tani 156 qendra votimi nga 277 qendra në total. Në listën e PS më të votuarit janë Blendi Klosi me 7694 vota dhe Nasip Naço me 3208 vota preferencial. Edhe Bardhyl Kollçaku ka marrë vota të larta duke mbledhur 4338 deri tani.
Ndërsa PD mundi të sigurojë vetëm 2 mandate, ku më i votuari është Bujar Hoxhaj me 2926 vota ndjekur nga Tomorr Alizoti me 2544 vota.
Pa asnjë mandat të fituar, më i votuari në listën e LSI është Blenard Nonaj me 2144 vota i ndjekur nga Ardit Çela me 861 vota preferenciale deri tani.
Diskutime rreth kësaj post