Ditën e nesërme duke nisur nga ora 20:45 luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Bayern Munchen dhe Real Madrid në Allianz Arena.
Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness paralajmëroi Realin se llogaritë tani bëhen ndryshe dhe se është koha që të marrin revanshin nga ai eliminim i turpshëm i vitit të kaluar.
“Jemi më në formë sesa sezonin e kaluar dhe nuk do të bëjmë llogari me dëmtimet, si në vitin 2017. Manuel Neuer ka një zëvendësues si Sven Ulreich, që është shumë i mirë.
Kemi lojtarë në formë si Thomas Mueller, apo të tjerë që janë rigjeneruar nga trajneri Heynckes. Vitin e kaluar, arbitri Kassai bëri 3-4 gabime të mëdha dhe gjykimi i tij ishte i sikletshëm”, tha presidenti i Bayernit.
Ndërsa mbrëmjen e sotme Liverpool pret në Angli, italianët e Romës, në sfidën që hap siparin e ndeshjeve gjysmëfinale të kupës më të rëndësishme të Evropës për klube.
Diskutime rreth kësaj post