Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm tjetër të mirë për luftën kundër koronavirusit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alimehmeti njofton se është dhënë aprovimi për një tjetër test të ri për gjetjen e koronavirusit.
Përgjigjet e këtij testi dalin brenda 45 minutash dhe ka një kosto më të ulët.
Postimi i plotë:
“Super lajm i mire!
Nje tjeter test i shpejte i shtohet armates!
FDA (Food and Drug Administration) e SHBA-se ka dhene aprovimin e emergjences per nje test te ri per gjetjen e koronavirusit.
Testi eshte ideuar dhe zhvilluar nga Universiteti Yale ne SHBA.
Cfare perfitohet?
Testi i nxjerr rezultatet per vetem 45 minuta
Testi perdor si material biologjik peshtymen
Kostoja eshte shume me e ulet se RT-PCR
Komisioneri i FDA-se “Stephen Hahn” e quajti testi si “revolucionar” per sa i perket eficiences se tij dhe faktit qe nuk ndikohet nga mungesa e materialeve mjekesore.
SalivaDirect eshte nje metode testuese e lire, me e thjeshte dhe me pak invazive, e cila nuk ka nevoje per ekstraktim te acidit nukleik dhe mund te perdoret me reagente te ndryshem qe gjenden lehtesisht ne dispozicion.
Prof. Nathan Grubaugh (Universiteti Yale) tha se:
“E kemi thjeshtuar testin, ne menyre qe te kushtoje vetem dy dollare per reagentet dhe presim qe laboratoret ta vendosin cmimin rreth 10 dollare per testim”.
Te shpresojme qe sa me shpejt keto teste te fillojne te futen edhe ne Shqiperi!” – ka shkruar Alimehmeti.
Diskutime rreth kësaj post