Koronavirusi sipas ekspertëve po dobësohet. Mjeku imunolog, Dr. Genc Sulçebe, deklaroi se rreth 90% e popullatës së vendit tonë nuk është prekur nga Covid-19.
“Perspektiva duket e mirë, pasi edhe muajt e verës i bëjnë kushtet e disfavorshme për përhapjen e virusit. Jemi në situatë optimiste, por gjithmonë duhet ruajtur kujdesi dhe gadishmëria. Rreth 90% e popullatës nuk ka rënë në kontakt me infeksionin, pra nuk është imune.
Kjo shifër ishte e pritshme nga masat e forta shtrënguese dhe të shpejta që u morën te ne. Nga ana tjetër, kjo ka rrezikshmërinë e vet pasi këta persona mund të infektohen më vonë, por virusi tani e ka humbur rrezikshmërinë.
Tani kërkohet ndërgjegjësim më i madh i popullatës, pasi me rifillimin e stinës së ftohtë mund të kthehet sërish koronavirusi”, u shpreh Sulçebe.
Diskutime rreth kësaj post