Nga stuhia e dëborës ka patur edhe orteqe, të cilat kanë sjellë dëme materiale. Orteku i i borës, gjatë natës ka marrë përpara një automjet, në pronësi të mjekut të zonës.
“Kanë shpëtuar kot”: këto fjalë spikatin me forcë në pamjet drithëruese që vijnë sot nga Vermoshi i largët, ku një makina me katër persona brenda ka rrëshqitur nga bora e madhe.
Makina do të kishte përfunduar në hone në qoftë se për rastësi fatlume, nuk do të ngecur tek pemët disa dhjetra metra më poshtë, e kthyer menjanë.
Mësohet nga zërat në video se dy nga ata që shpëtuan janë doktorët e zonës dhe se fatmirësisht, të gjithë ata që ishin duke udhëtuar në atë mjet, kanë shpëtuar.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post