Pjesa më e madhe e Evropës javën e parë të vitit 2021 do të jetë me shi, temperatura të ulëta dhe dëborë. Pjesa më e madhe e Evropës u pushtua nga moti dimëror gjatë fundjavës. Reshje dëbore kanë rënë në të gjithë pjesën veriore të Spanjës.
Edhe në Gjermani skiatorët e kishin të vështirë t’i rezistonin dëborës. Turmat e vizitorëve nxituan në një vendpushim malor pranë Frankfurtit pavarësisht kufizimeve nga pandemia.
Ndërkohë që një pjesë e madhe e shteteve në brigjet e Adriatikut pritet të kenë reshje të shumta gjatë kësaj jave, të cilat mund të kenë përmbytje.
Diskutime rreth kësaj post