Kryeministri i vendit Edi Rama, ka patur një të ftuar special kësaj radhe në podcastin e tij të përjavshëm, ku i ftuar ishte Gersi Troka, kampioni i notit dhe studenti i parë në Shqipëri me sindromën Down.
Që Gersi është një djalë i lindur për të bërë historinë, e vërtetoi disa muaj më parë kur u shpall kampion olimpik në not, duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023.
I pyetur nga Rama se si arriti të bëhej kampion olimpik, përgjigja e 23-vjeçarit ishte frymëzuese.
“Unë dola kampion olimpik sepse kam punuar shumë, kam bërë shumë stërvitje dhe nuk jam dorëzuar derisa u shpalla kampion noti”,– tha ai.
“Ti je kampion në pishinë, ti je në jetë dhe kur arrin ato që duken të pamundura. Duhet ta ndash medaljen me mamin, sepse ajo e ka shtyrë derën”,– tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post