Mijëra studentë janë mbledhur për të pestën ditë në protestë kundër parregullsive madhore në Univeristete shqiptare.
Studentet kanë vijuar me thirrjet kundër Ministrisë së Arsimit dhe arrogancës që po tregon qeveria.
Ndërkohë që mes kërkesave të tyre, studentët kanë thirru me megafon emrat e disa pedagogëve që sipas tyre marrin ryshfet për provimet dhe për mungesat në universitet.
Megjithatë nuk kanë në dorë prova për të vërtetuar akuzat.
“Pedagogë të korruptuar jeni murtaja e shoqërisë” – therrasin studentet.
Më poshtë disa nga emrat e tyre dhe pazaret sipas studentëve:
“Nirvana Shkëlzeni, 300 euro, 2 provime Elbasan.
Shkëlqim Hidri 250 euro Elbasan
Thanas Xhillari 200-1000 euro FSHN.
Petro Soto, 150 mijë lekë, 2 mungesa.
Andon Kume, 1500 euro, 4 lëndë UAMD Durrës.
Arben Bocari, UBT 100 mijë lekë provimi i matemarikës.
Arjana Fejzo, 5000 lekë për të kaluar UBT
Kledi Xhaxhiu 500 euro kimia FSHN.
Alketa Lame, 150 euro kimia FSHN.
Sabri Hoxha, 100 euro provimi te mjekësia.
Kristaq Kikina, 200 euro pedagog në Gjirokastër.
Gasper Kokaj 250 euro provim i Juridikut”. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post