• Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Kulturë
  • Dosje
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Kulturë
  • Dosje
No Result
View All Result
Lajme.al
No Result
View All Result
Kreu Opinion

“Studentët e revoltuar janë të gjithë shqiptarët e revoltuar”

7 December, 2018
në Opinion
0
“Studentët e revoltuar janë të gjithë shqiptarët e revoltuar”
66
Lexime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Mark Marku

Përsëri studentët si 28 vjet më parë i kanë dhënë një leksion emancipues vendit. Si njëzet e tetë vjet më parë ata janë ngritur mbi mizerjen, depresionin, frikën dhe apatinë e shoqërisë dhe kanë sfiduar arrogancën e shfrenuar të një kaste qeverisëse dhe të një Kryeministri që dukej se nuk kishte forcë që ta ndalte. E kanë bërë në mënyrë dinjitoze, të papritur, të natyrshme dhe të menjëhershme. E kanë bërë në mënyrë paqësore, në mënyrën që vetëm studentët dinë ta bëjnë. Asnjë xham i thyer, asnjeri i lënduar, asnjë uniformë policore e prekur. Në mënyrën më të shpejtë të mundshme, ata e kanë detyruar Kryeministrin arrogant dhe qeverinë e tij po aq arrogante të zbresë nga kali i pushtetit në realitetin e ashpër që vetë e kanë krijuar.

Ata mijëra studentë që ishin aty, nuk kanë zgjidhur vetëm një prej pretendimeve të tyre modeste dhe krejt të ligjshme: heqjen e tarifës për riprovimet e studentëve. Do ishte një gabim shumë i madh nëse protesta e studentëve interpretohej kështu. Nuk mund të mblidheshin aq shumë dhe aq të vendosur për një gjë të tillë. Studentët e revoltuar, përfaqësues të të gjitha fakulteteve dhe universiteteve ishin përfaqësues të të gjithë shqiptarëve të revoltuar. Përfaqësonin familjen shqiptare, mijëra familje nga jugu dhe veriu, nga fshati dhe qyteti, familjen shqiptare të rrudhur nën peshën e varfërisë, të taksave të larta, të shpërfilljes qeveritare. Përfaqësonin pensionistët e drobitur, gjyshërit e tyre, nënat dhe baballarët e tyre të papunë, vëllezërit dhe motrat e tyre të larguar nga Shqipëria pa asnjë pikë shprese se mund të jetohet në këtë vend. Ata përfaqësonin Shqipërinë e nëpërkëmbur nga keqqeverisja, të frikësuar nga pushteti i bandave, të shushatur nga propaganda 5- vjeçare qeveritare.

Revolta e tyre ishte revoltë që shkonte përtej një vendimi për tarifat e riprovimeve. Ajo ishte revoltë kundër arrogancës qeveritare, por edhe mosreagimit ndaj çekut prej 400 milionë eurosh të Checkupit të Beqes, kundër fushave dhe maleve me hashash të Tahirit, kundër deputetëve dhe kryebashkiakëve përfaqësues të botës së krimit, kundër taksimit dyfish të rrugëve njëherë përmes taksës së karburantit dhe njëherë përmes trarëve të PPV-ve, kundër taksimit dyfish të arsimit, njëherë nga qeveria dhe njëherë nga bashkia, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar për hir të bizneseve që duan të ndërtojnë kulla, kundër velierës së Dakos.

Revolta e studentëve dhe tërheqja e qeverisë (gjë pozitive në vetvete) është revoltë ndaj mosrevoltës. Revoltë ndaj nënshtrimit. Revoltë ndaj arrogancës qeveritare që shtohet, sa më shumë shtohet nënshtrimi. Revoltë ndaj një Kryeministri që tall, shan, bërtet, kërcënon mediat dhe që e konsideron qeverinë vetëm si drejtori tatim-taksash. Si e tillë duhet lexuar. Kush nuk e lexon si të tillë nuk ka kuptuar asgjë ose nëse perifrazojmë Kryeministrin Rama nuk kanë parë asgjë. Studentët i kanë dhënë një leksion paqësor arrogancës qeveritare, që nëse nuk e lexon si duhet shoqëria mund t’ia përsërisë në mënyrë të dhunshme.

Paraardhëse

Me studentët, nga Gjermania, shkrimtarja: Ju jeni të fortë, mos kërkoni vetëm uljen e tarifave!

Pasardhëse

Biznesmeni shqiptar në krah të studentëve, bën atë që politika s'e bëri kurrë

Lajme të ngjashme

Pedagogia shqiptare: Ty, Vankovska që i gëzohesh tragjedisë, pa të pështyrë nuk të lë!
Opinion

Pedagogia shqiptare: Ty, Vankovska që i gëzohesh tragjedisë, pa të pështyrë nuk të lë!

14 February, 2019
Marrëveshja e rrezikshme dhe destabilizuese
Opinion

Marrëveshja e rrezikshme dhe destabilizuese

8 February, 2019
‘Janë nisur, njëri tek Rusia e tjetri me brekushe në Arabi’
Opinion

‘Janë nisur, njëri tek Rusia e tjetri me brekushe në Arabi’

7 February, 2019
Studentët i përmendin shtëpinë dhe luksin, Rama: Kam qenë në emigracion
Opinion

Edi, na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!

23 January, 2019
Putin trondit botën: Jetoja me qera, kanë dashur të më “heqin qafe” por… /Video
Opinion

A ka më Kosova iluzione pas vizitës së Putinit në Beograd?

21 January, 2019
Rama i jep Nishanit 70 milionë lekë të reja
Opinion

Nishani: Kryeministri nuk mund të jetë edhe Ministër

15 January, 2019
Pasardhëse
Biznesmeni shqiptar në krah të studentëve, bën atë që politika s’e bëri kurrë

Biznesmeni shqiptar në krah të studentëve, bën atë që politika s'e bëri kurrë

Diskutime rreth kësaj post

Të fundit

Basha-qytetarëve: Bashkohuni me studentët në protestë, Rama po luan me ta

Basha: Nga sot Parlamenti nuk është më legjitim, Edi Rama nuk është më kryeministër

18 February, 2019
‘Kush nuk do fëmijët e tij, nuk ka si t’i dojë të të tjerëve’, mallkimi i nënave për Edi Ramën

‘Kush nuk do fëmijët e tij, nuk ka si t’i dojë të të tjerëve’, mallkimi i nënave për Edi Ramën

18 February, 2019
Lubonja për teatrin: Po kaloi edhe ky ligj, opozita të iki nga Parlamenti e të shpallim Monarki me një kapobandë në krye

Lubonja shpërthen ndaj Ramës: Je e keqja më e madhe e këtij vendi. Të rrethohet Prokuroria

18 February, 2019
Pasi u kapën ‘mat’ Krenari dhe Luana nisin pushimet në vendn përrallor (FOTO)

Pasi u kapën ‘mat’ Krenari dhe Luana nisin pushimet në vendn përrallor (FOTO)

18 February, 2019
Thuhet se është ters, por 9 vite më parë Ami dhe Ermali thyejnë një nga “rregullat” e dasmës

Thuhet se është ters, por 9 vite më parë Ami dhe Ermali thyejnë një nga “rregullat” e dasmës

18 February, 2019
Fleckenstein: Detyra e opozitës, alternativë qeverisjeje Brenda (apo jashtë) Parlamentit

Fleckenstein: Detyra e opozitës, alternativë qeverisjeje Brenda (apo jashtë) Parlamentit

18 February, 2019
Për grekët Kaçifas është “hero”, një emër rruge dhe bust në nder të tij

Një telëfonatë nga Greqia dërgoi RENEA-n për Kacifan në Bularat

18 February, 2019
Momente tensioni, diplomatët e BE dhe SHBA i “zënë” zyrën Ramës

Momente tensioni, diplomatët e BE dhe SHBA i “zënë” zyrën Ramës

18 February, 2019
Ndryshimi drastik i Monika Kryemadhit, prova që nuk ka njerëz të shëmtuar por vetëm të varfër (FOTO)

Pas demokratëve, edhe LSI djeg mandatet

18 February, 2019
Nikoll Lesi: Kaq e kishte Majko, ndezi flakën dhe i bëri shurrën po vetë

Lesi: Opozita djeg mandatet dhe rrëzon Ramën me forcë

18 February, 2019
Edi Paloka ironizon Ramën: E bëra të famshëm

Edi Paloka ironizon Ramën: E bëra të famshëm

18 February, 2019
Janë shoqe të ngushta por e kanë zili njëra-tjetrën dhe këtë e tregojnë hapur

Janë shoqe të ngushta por e kanë zili njëra-tjetrën dhe këtë e tregojnë hapur

18 February, 2019
Përmendi djalin dhe desh qau në studio, Rama sqaron deklaratën e bujshme

Edi Rama për gazetën italiane “Corriere della Sera”: Nuk jap dorëheqje!

18 February, 2019
Basha rrëfen historinë personale në spital: U tmerrova kur mësova se… (VIDEO)

Lista e deputetëve të rinj të PD-së në çdo qark pas djegies së mandateve

18 February, 2019
Basha thirrje të fortë: Harroni ngjyrat, bashkohuni për fëmijët tuaj

PD vendos zyrtarisht djegien e mandateve

18 February, 2019
“Shkrin” Shqipëria, të gjithë po arratisen nga sytë këmbët

“Shkrin” Shqipëria, të gjithë po arratisen nga sytë këmbët

18 February, 2019
Ushtari: Kur shoh Kosovën, ndihem krenar që kam veshur uniformën

Ushtari: Kur shoh Kosovën, ndihem krenar që kam veshur uniformën

18 February, 2019
Lajm i mirë për shqiptarët, tashmë nuk ju duhen viza për të punuar në Gjermani, ja detajet (VIDEO)

Angela Merkel në Mynih: Ne jemi të thirrur e duhet të veprojmë!

18 February, 2019
‘I falenderoj protestuesit, shqiptarët vuajnë’, telefonuesi 2: Fëmijët më flenë në plastmas, po vdesim

‘I falenderoj protestuesit, shqiptarët vuajnë’, telefonuesi 2: Fëmijët më flenë në plastmas, po vdesim

18 February, 2019
Historia e dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj

Historia e dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj

18 February, 2019
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Na ndiqni

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Të fundit

Basha-qytetarëve: Bashkohuni me studentët në protestë, Rama po luan me ta

Basha: Nga sot Parlamenti nuk është më legjitim, Edi Rama nuk është më kryeministër

18 February, 2019
‘Kush nuk do fëmijët e tij, nuk ka si t’i dojë të të tjerëve’, mallkimi i nënave për Edi Ramën

‘Kush nuk do fëmijët e tij, nuk ka si t’i dojë të të tjerëve’, mallkimi i nënave për Edi Ramën

18 February, 2019
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.