• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Spiunët e Sigurimit u zgjuan me teserën blu në xhep”, Ilir Demalia: Shembja e mureve në kokë, me e vështirë se e atyre realë

9 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Ilir Demalia, ka përkujtuar 32-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Teksa i bashkangjit tekstit dhe një foto personale nga Muri Berlinit në vitin 1990, Demaliaj me tone kritike shkruan atë që Shqipëria përfaqëson sot pas 3 dekadash pluralizëm, ku sipas tij spiunët e Sigurimit u zgjuan me teserën blu në xhep pas kësaj ngjarjeje historike.

Postimi i Demalias:

“Të shëmbësh muret në kokë qenka shumë më e vështire se shëmbja e mureve real.

Më 9 nëntor 1989 ra Muri Berlinit dhe u hapën galerat e regjimeve komuniste të lindjes. Në Shqipëri por edhe shumë vende të lindjes ka rënë Muri, por i ka zënë përfund dhe i ka bllokuar në mendesinë komuniste të gjykimit dhe sjelljes. Si komunistët dje dhe antikomunistë sot, dhe si “antikomunistët” sot dhe shërbëtorët e zellshëm dhe spiunët regjimit dje, dhe si të persekutuarit dhe gjasme të persekutuarit sot, si antipod komunisto-antikomunist janë kthyer si rraqe GABI me retorikën bajate të persekutimit.

Shqipëria pas 32 vjetësh është një shoqëri turli politiko-sociale-kulturore-administrative fshataro-demo(n)kratike .

Pa themel u krijua si shtet me çallmat dhe brekushet e bejlerëve shërbëtorë të zellshëm të Perandorisë Otomane më 1912.

Pa themel u emërua pluralizmi me shërbëtorët dhe spiunët e regjimit komunist në dhjetor 1990, që me teserat e kuqe të PPSH në xhep në darkë, u zgjuan me tesera blu në mëngjes sebashku me spiunët e Sigurimit

Faktet tashmë janë të hapura, por mentaliteti përgjithshëm ruralo-komunist dhe mungesa e elitave ndërgjegjësuese dhe atdhetare duke qenë gjithmonë shërbëtorë të pushtave të pushteteve, i ka zënë përfund dhe sillen e përleshen me njëri tjetrin si në nje baltovinë derrash.

Po të ndjekësh verbin politik-social, mediatik-kulturor-artistik është e njëjta mendësi dhe sjellje si në 90 ën

Foto në “Murin e Berlinit” në gusht 1990.”-shkruan Demalia.

Paraardhëse

Modelja e re Meridona Qallaku në një lidhje dashurie, zbulohet fotoja e tyre së bashku

Pasardhëse

Rritet presioni në kufirin Poloni-Bjellorusi, Lituania do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Pasardhëse

Rritet presioni në kufirin Poloni-Bjellorusi, Lituania do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.