Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është kapur dhe ka zhvilluar një debat të ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj.
Ky i fundit i tha se Shqipëria është nxirë nga PS dhe kjo qeveri, ndëkohë Spiropali ka treguar shifra për të thënë se bilanci i kësaj qeveria është tejet pozitiv.
Nuk munguan thumbimet dhe fyerjet, ku Spiropali i tha Gjekmarkajt që “flet kot me duar në xhepa pasi është mësuar me letërsi bajate”. Analisti e quajti gënjeshtare dhe se po bëjnë propagandë, e asgjë për qytetarët.
Spiropali: Nuk e kuptoj se si flitet në studio pa shifra, pa bilance, pa ditur për ç’a flasin, por vetëm për pasion politik. Si thuhet s’është bërë asgjë, taksat e ku di unë.
Gjekmarkaj: A jeni ministre ju? Vërtetojani që jeni ministre shqiptarëve?
Spiropali: Mos më ndërprit Gjekmarkaj. Se ju me Markun…
Gjekmarkaj: Kaq frikë e keni Markun ju?
Spiropali: Po shumë. Nuk e kuptoj pse s’të çuan ty të shikojmë si do dilje në Lezhë. Mandati i tretë është përpjekja jonë historike për të zeruar hendekun mes Shqipërisë katastrofale që gjetëm dhe Shqipërisë që duam. A jemi sot tek Shqipëria që duam?
Gjekmarkaj: Sot jemi në Shqipërinë që e keni nxirë ju të gjithë e keni bërë pis.
Spiropali: Ti s’je as deputet as drejtues politik.
Gjekmarkaj: S’kam nevojë të jem, jam më i rëndësishëm se sa deputeti dhe se sa ju në opinionin publik.
Spiropali: Po po jeni. Ne i konsoliduam financat. Ulëm papunësinë.
Gjekmarkaj: Sa e keni borxhin publik sot?
Spiropali: Se kuptoj si mund të flas me këta burra këtu unë jam një grua këtu dhe s’më lini…
Gjekmarkaj: Mos u viktimizo.
Spiropali: Nëse do flasim për arsimin për shëndetësinë, për financat, ne lamë borxhet. Papunësia ishte 18.3%, tani a ka patur 2020 probleme për shkak të pandemisë, po. U humbën 33 mijë vende pune sepse u mbyll vendi, por u rikuperuar 23 mijë vende për shkak të ndërhyrjeve që ne bëmë. Rindërtimi nuk është ndaluar në asnjë çast. Rroga minimale në 2013 ishte 20 mijë lekë tani është 30 mijë lekë. Rroga mesatare ishte 58 mijë lekë, sot është më shumë se 70 mijë lekë. Ne e premtojnë se rroga mesatare do të jetë 85 mijë lekë. Gjekmarkajt nuk i pëljqejnë këto se është mësuar të shkruaj letërsi bajate.
Gjekmarkaj: Ajo lexon çfarë i dërgojnë mesazh aty dhe flet, nuk mban përgjegjësi për çfarë flet.
Diskutime rreth kësaj post