• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Specialja merr një vendim tjetër për Hashim Thaçin

24 September, 2026
në Botë, Politikë
0
596
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të ndryshojnë pjesërisht kufizimet për vizitat jo të privilegjuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, më 21 shtator 2026 gjykatësi i vetëm rishikoi kufizimet për vizitat ndaj Thaçit dhe vendosi të heqë ndalimin për disa persona, ndërsa për të tjerë kufizimet mbeten në fuqi.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është hequr ndalesa janë **Milaim Ahmetaj, Milaim Cakiqi dhe Avni Kastrati**, ndërsa emrat e tre personave të tjerë nuk janë bërë publikë në versionin e redaktuar të vendimit.

Megjithatë, vizitat e këtyre personave do të jenë subjekt i monitorimit. Sipas vendimit, masa lidhet me shqetësimet e mëparshme për komunikimin e mundshëm të informacioneve konfidenciale gjatë vizitave.

Gjykatësi ka urdhëruar që të raportohet çdo tentativë për komunikimin e informacioneve konfidenciale, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët apo çdo shkelje tjetër të rregullave të objektit të paraburgimit.

Në anën tjetër, ndalesa për vizitat jo të privilegjuara mbetet në fuqi për **Artan Behramin, Blerim Shalën, Ismail Sylën dhe Vllaznim Kryeziun**.

Sipas vendimit, gjykatësi ka vlerësuar se një pjesë e rreziqeve që kishin çuar në vendosjen e kufizimeve është zvogëluar gjatë zhvillimit të procedurave. Në vendim theksohet se dëshmitarët e çështjes janë identifikuar dhe janë dëgjuar.

Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se kufizimet për vizitat do të vazhdojnë të rishikohen për të vlerësuar nëse mbeten të nevojshme dhe proporcionale.

Vendimi lidhet me çështjen për administrimin e drejtësisë, e cila është zhvilluar veçmas nga gjykimi kryesor ndaj Thaçit dhe bashkëakuzuarve të tij. Në çështjen kryesore, më 16 shtator 2026, Paneli i Gjykimit shpalli vendimin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Paraardhëse

Zbulohen mesazhe të reja mes Vlora Hysenit dhe biznesmenit – Ja çfarë thuhet në biseda?

Pasardhëse

Ambasada amerikane me kërkesë të qartë për Serbinë

Pasardhëse

Ambasada amerikane me kërkesë të qartë për Serbinë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Zhvillim i papritur në Hagë: ZPS kërkon diçka të re për Hashim Thaçin

Nga lajme6
25 September, 2026
0

ZPS kërkon që koha e paraburgimit të Thaçit të llogaritet vetëm në çështjen “06” Prokuroria e Specializuar e Hagës (ZPS)...

26-vjeçari sulmon fizikisht babain e tij, zbardhen detajet e ngjarjes

25 September, 2026

Ja çfarë u zbulua për Grida Dumen në raportin që ajo ka me Ergys Agasin? (Foto)

25 September, 2026

Deputeti i Kuvendit të Kosovës kandidat për President, zbulohet emri?

25 September, 2026

Çmimet e karburanteve “fluturojnë” në Evropë, ja ku renditet RMV-ja

25 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.