Avokati i njohur Spartak Ngjela ka theksuar se tashmë korrupsioni i zyrtarëve të lartë në Tiranë po trembet për shkak se po flirtojnë edhe me Turqinë nga trembja nga shkarkimet në procese penale.
Sipas Ngjelës, vendosja te Parku i Liqenit nga Rama memoriali i ‘dëshmorëve’ turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shekullit XX-të si pushtues pa ligj, është një akt për të fyer historinë e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela shkruan se Rama duhet të tregojë ligjin të cilin e ka vendosur memorialin, ose duke e ironizuar thotë që të vazhdojë ‘detyrën’ e lënë në mes nga Enver Hoxha, që t’i ngrinte një bust edhe Haxhi Qamilit që nuk donte të ndahej nga Perandoria Osmane.
Postimi i plotë:
Shikoni si është trembur korrupsioni i lartë në Tiranë:
Meta shkon te Erdogani dhe i kërkon ndihmë duke i thënë: ‘Turqia duhet të shpëtojë Shqipërinë nga Amerika’, se i trembet për tmerr shkarkimit në një proces penal.
Kurse Rama, me urdhër të Erdoganit; pasi kthehet nga Turqia, që nuk dihet nëse ka marrë ose jo gjë përsipër për hallin e Metës, ka vendosur në parkun e Liqenit në Tiranë një memorial “dëshmorësh” turq të vrarë në Shqipëri në fillim të shkullit të XX-të si pushtues.
Si mund të vendoset pa ligj një memorial për pushtues gjakatarë shekullorë! Një memorial për të rënët e pushtuesit duhet të miratohet vetëm me ligj. Çfarë i dinë memorialet e pushtuesve të Shqipërisë këta kryeministra nga hiçi, dëshira individuale të tyre, apo tregti me ish pushtuesit për të fyer historinë e Shqipërisë?
Rama, ose të na tregojë ligjin, ose të na ngrerë edhe monunentin e Haxhi Qamilit, se Enver Hoxha e la në mes këtë “detyrë” që e ndiente si të shenjtë, pasi shkroi rreth 100 faqe për Haxhiun, dhe e quajti “tribun të popullit” personin që nuk donte të ndahej nga Turqia.
Diskutime rreth kësaj post