• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Spartak Ngjela nxjerr detajet e forta: Kosta Trebickën e kanë vrarë, ja lajmet “bombë” që kanë marrë vesh brenda

14 August, 2024
në Kryesore
0
227
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, politikanët që i ka vënë flakën vendit sa herë kanë patur hallet e tyre kanë qenë dhe mbeten dyshja Meta-Berisha. Në çdo rast që e kanë parë punën pisk, janë ngritur dhe kanë djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E kanë bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bëjnë për t’i ikur drejtësisë sot pasi po e ndjejnë rrezikun e burgut. Deri më tani, Meta-Berisha kanë qenë të paprekshëm pasi çdo çështje kundër tyre është mbyllur. Por situata ka ndryshuar, pasi sipas avokatit Spartak Ngjela drejtësia e re në Shqipëri tashmë kontrollohet nga amerikanët. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Ngjela bën me dije se ish-presidenti Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha kanë marrë informacione se SPAK pritet të finalizojë dosjet e tyre korruptive që do t’i çojnë pas hekurave.

Sipas Ngjelës hetimet e thelluara për “Gërdecin”, “21 Janarin”, “Kompleksin Partizani” dhe dosje të tjera ku ata janë përfshirë i kanë alarmuar pasi po e ndjejnë se po ju vjen fundi dhe do të dënohen për të gjitha aferat . Ngjela thotë se frika e tyre ndihet dhe iu lexohet tek sulmet që po i bëjnë SPAK. “Sigurisht dhe as nuk diskutohet që ata do të përfundojnë në burg. Ata kanë marrë vesh ndonjë lajm të ri në lidhje me dosjet që kanë dhe godasin SPAK-un. Godasin SPAK-u, kur ndërkohë ky i fundit nuk drejtohet nga shqiptarët. Janë të trembur dhe të shohim si do iu shkojnë punët”, tha Ngjela.

Dosja e Gërdecit dhe 21 Janarit

Gjithashtu, për avokat Ngjelën, hetimet e SPAK për dosjen Gërdecit dhe 21 Janarit do të shkojnë deri në fund. Ai ka komentuar dhe deklaratat e forta të njeriut kyç që ishte përgjegjës i biznesit në Shqipëri për ripaketimin e fishekëve kinezë, David Packouz, ortaku i Diverolit, i cili rrëfeu detaje nga vdekja misterioze e Kosta Trebcikës dhe rolin e Shkëlzen Berishës në trafikun e armëve në Gërdec. Ai tha se Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Mihal Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën dhe për biznesmenin Kosta Trebicka tha se pas tragjedisë së Gërdecit denoncoi aferën, por fill më pas humbi jetën në një aksident sipas tij të dyshimtë, në qarkun e Korçës. Ngjela për këtë deklaratë tha se duhet të hetojë drejtësia për vërtetësinë e saj, por sipas tij Kosta Trebicka është vrarë pasi hyri në procesin e Gërdecit. “Ne e dimë si është vrarë Kosta Trebicka, pasi hyri në këtë proces por ne nuk e dimë se kush e ka vrarë”, tha Ngjela.

Zhvillimet në Kosovë

Ndër të tjera Ngjela ka komentuar së fundmi dhe zhvillimet në Kosovë. Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës. E pas këtyre deklaratave nga SHBA, Ngjela kritikoi qasjen e kryeministrit Kurti. “Një doktrinë antiamerikane nuk mund ta drejtojë Kosovën. Është pa dyshim një skemë serbe… Nuk mund të lejohet më një antiamerikan si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë kryeministër i Kosovës. Si ka mundësi që një antiamerikan të drejtojë një shtet shqiptar që është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?!! Nuk kuptohet, ky fakt, është një mendjelehtësi e Albin Kurtit apo është skema e Serbisë për të shkatërruar Kosovën? Të shohim. Por duket se kjo është një skemë e Serbisë për të shkatërruar pavarësinë e Kosovës. Të presim për ta parë me qartë këtë çështje…”, u shpreh Ngjela.

Paraardhëse

Masakruan me shishe qelqi modelen, kreu i Policisë së Shtetit flet për motrat Berisha

Pasardhëse

Hapja e urës në lumin Ibër/ Reagon kyeministri Kurti: Do t’i vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë

Pasardhëse

Hapja e urës në lumin Ibër/ Reagon kyeministri Kurti: Do t’i vazhdojmë konsultimet dhe koordinimet me partnerët tanë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Nga lajme2
22 May, 2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti...

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

21 May, 2025

Chiara sërish beqare, i dashuri i rikthehet ish-it

21 May, 2025

Pse emri i Barack Obama-s u përmend në gjyqin e bujshëm të P Diddy?

21 May, 2025

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

21 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.