Avokati i njohur Spartak Ngjela në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka dhënë mendimin e tij lidhur me çështjen e mbylljes së kufijve shqiptarë nga koronavirusi.
“Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Ngjela.
Postimi i Spartak Ngjelës:
“Hyrjedaljet e kufirit shqiptar janë sot portat kastriotiane të Krujës së viteve 1444 – 1468. Nuk duhet të lejohet të hyjë askush.
Shqipëria kërcënohen nga vdekja e hordhive të një virusi vdekjeprurës.
Kryeministri shqiptar duhet t’i qëndrojë me stoicizëm mbylljes së kufirit. Kush kërkon hapjen e kufirit shqiptar, po kërkon vdekjen masive të shqiptarëve. Le t’i bien këmbës: Shqiperia po shkon drejt shpëtimit kombëtar të jetës. Shqiptarët po tregojnë forcë për të mbrojtur jetën kombëtare. Kjo forcë do ta japë shpejt shpërblimin vet historik”, shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post