• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela del me paralajmërimin e frikshëm për politikën shqiptare pas goditjeve të fundit të SPAK

9 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë për goditjeve që ka dhënë SPAK fillimisht ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe dje ndaj krimit të organizuar që sipas tij, kanë blerë ndër vite drejtësinë e korruptuar.

Teksa bën një analizë të detajuar, duke u bazuar edhe në qëndrimin e ambasadores amerikane, Ngjela paralajmëron se goditja e radhës do të jetë dhe duhet të jetë në krahun e forcës së korrupsionit të lartë shtetëror.

Postimi i plotë:

“Mbas sekuestrimit të pasurisë së ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, SPAK sot filloi arrestimi i krerëve të krimit të organizuar ordiner, që, në vite, kanë blerë drejtësinë e korruptuar.

Çfarë po ndodh?

l.

Asgjë që nuk pritej, gjithçka, që pas ngritjes së SPAK-ut, ishte e pritshme në hapësirën antikrim në Shqipëri.

Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, i parashikon si struktura kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kurse, vetë korrupsionin e lartë politik dhe krimin e organizuar, ajo e paravendos juridikisht si një strukturë të veçantë kriminale.

Askush nuk e kuptoi qartë kur SPAK-u u ngrit, dhe, edhe deri tani kishte dyshim se përse duheshin lidhur bashkë institucionalisht këta dy aspekte të strukturës antikrim në Shqipëri.

Në çdo shoqëri, të pushtuar me sundim nga krimi, funksionon fuqishëm një strukturë kriminale. Kështu funksionon edhe në Shqipërinë e sotme: Shqipëria sot, është e provuar që rezulton si një shtet me strukturë kriminale.

Tani, gjithsecili beson, se e kupton qartë këtë gjykim: krimi i organizuar, si ai i krerëve të këtij krimi që u arrestuan dje, është i lidhur me politikën e lartë shqiptare.

Dhe arsyeja del shumë thjeshtë nga kjo pyetje: pse nuk janë akuzuar për krime konkrete deri më sot këta individë, por është bërë gjithmonë sikur?

Dhe përgjigjja është e thjeshtë: kjo tregon që këta kanë qenë të mbrojtur nga dy kolona të tjera: nga korrupsioni masiv në pushtetin gjyqësor; dhe nga korrupsioni i lartë shtetëror.

Atëherë, shumë e thjeshte: kjo tregon se këto tri kolona kanë qenë dhe janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Në fakt, ky është realisht vetë spektri i krimi shqiptar, dhe kjo është edhe struktura e tij esenciale.

Si është e sistemuar kjo strukturë kriminale ?

Struktura kriminale në Shqipëri ka pasur dhe ka këtë sistem: Prokuroria nuk hetonte, gjykata e lironte edhe ndonjë të kapur në flagrancë, kurse politika e lartë e korruptuar, ndihmësja e përgjithshme e krimit, punonte me krimin e organizuar për të pastruar rrugën, sepse e ka pasur dhe e ka krahun e vet të forcës, ngaqë, po këtë, korrupsioni e mban edhe si klientelën e vet ekonomike.

Me këtë klientelë kriminale, korrupsioni i lartë shtetëror pushton territoret, pastron paranë që e kalon në bankat ofshore, vret kundërshtarët në treg që janë biznesmenë të pavarur dhe, kërcënon policinë e ndjekjes penale, gjithmonë në mbrojtje të të tria kolonave kriminale.

Atëherë gjykimi është ky: krimi i organizuar, si falangë force me eksponentët e terrorit, në mbi 20 vjet, ishte dhe është krahu i forcës i korrupsionit të lartë shtetëror.

Ja, këtë krah force kriminal ka goditur SPAK dje.

ll.

Në fakt, arsyeja e re antikrim, nuk kishte mundësi tjetër: goditja antikrim duhej të fillonte kundrejt krahut të forcës që përdor korrupsioni i lartë shtetërorë në Shqipëri.

Dhe kjo tregon se vetë SPAK-u po drejtohet realisht nga ekspertë perëndimorë që sot kuptohet se janë prezent në Shqipëri. Kjo u pa qartë pikërisht dje që, menjëherë pas goditjes antikrim, doli në media dhe u shpreh ambadadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Dhe, në funksion të kësaj daljeje, arsyeja sigurisht që mbështet po me një fakt: dalja e ambasadores aty për aty në mbështetje të arrestimit të krerëve kriminalë në Shqipëri, sigurisht që e provon mendimin se, në këtë çështje shumë delikate, ekspertiza drejtohet nga ndërkombëtarët e rëndësishëm.

Sipas kësaj, na duhet të presim çdo ditë goditje të reja në krahun e forcës së korrupsionit të lartë shtetëror.

Nuk kam dyshim se, ky krah force i korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri duhet të eliminohet përpara se sa të fillojë goditja penale kundër të korruptuarve të mëdhenj, sepse kështu neutralizohet çdo orvatje për terror kundër SPAK-ut. Duhet të theksojmë se, falanga goditëse e krimit të organizuar, këtë lloj terrori e ka natyrën e saj parësore.” – shkruan Ngjela.

Paraardhëse

30 vjet nga rrëzimi i komunizmit, Basha kujton 8 Dhjetorin: Edhe sot rinia do e sjellë ndryshimin

Pasardhëse

Kujdes! Mos e kombinoni asnjëherë qumështin me këto produkte

Pasardhëse

Kujdes! Mos e kombinoni asnjëherë qumështin me këto produkte

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.