Avokati Spartak Ngjela u shpreh sot me tone të ashpra për Presidentin Ilir Meta teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Aktualitet’.
Ngjela u shpreh se ai nuk është ndonjë filozof apo ndonjë shkencëtar dhe fjala e tij është e vërteta absolute.
Avokati madje e krahasoi Presidentin e vendit me hitlerin për sa i përket thirrjeve që bëri pak para zgjedhjeve, por shtoi se ka një dallim të madh me të, duke qenë se Hitleri kishte mbështetje nga populli.
“Shqiptarët kanë histori të madhe. Problemi qëndron se sot Shqipërisë i ka rënë një fat i madh që kryeqendra e politikës botërore do që BP ta fusi në politikë përmes shqiptarëve. Si qenka kjo në disfavorin tonë? Kë do dëgjojmë ne? Metën do dëgjojmë ne? Çfarë është Meta ndonjë indoktrinar? Ndonjë filozof i madh i së drejtës? Apo ndonjë shkencëtar që është marrë me historinë e Shqipërisë. Është zgjedhur nga populli bravo i qoftë. Nuk jemi përballë një profeti, por kur bëri ato thirrjet, jo me kosa, me këto me ato, ishte thirrje hitleriane. Por, Hitleri kishte përkrahës, nuk fliste kot në fushë me dushk. Marrëzira të thoshte, por ata e përkrahnin. Presidenti gaboi, gabimi ka kosto”, tha Ngjela.
Për sa i përket vendimit të DASH për shpalljen non-grata të ish-Kryeministrit Berisha, avokati theksoi se SHBA nuk merr vendime pa prova sepse kjo ndikon në prishjen e figurës në rang botëror.
Sipas avokatit, nëse SHBA jep vendim pa prova, atëherë kjo do të thotë goditje e madhe për ta. Ngjela tha po ashtu se Berisha ka të drejtë si çdo njeri të mbrohet.
“Asnjërit nuk i intereson që një ish-kryeministër i vendit tonë të ketë një degradim botëror. Por unë di një gjë tjetër që këta pa prova nuk flasin. Është seriozitet i vendit që drejton botën. Është shumë më e madhe ajo figura e një Presidenti që njerëzit e dinë që jep drejtësi. Nuk mbron popullin kur jep drejtësi, mbron veten. Nëse thonë kemi prova pa prova kjo do të ishte goditje e madhe për ta. Nuk bëhet kjo gjë, sepse nuk e besojnë tjerët më. Të shikojmë çfarë do ndodhë. Le të presim ngjarjet të rrjedhin vetë. Çdo njeri ka të drejtën e mbrojtjes. Edhe kur vjen prova ke të drejtë të mbrohesh. Akuza nuk është gjë e rëndë. Akuza është si gripi në një vend demokratik. 70% e kryeministrave perëndimore janë në proces penal”, deklaroi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post