Duke folur për çështjen e kufijve detare me Greqinë, avokati Spartak Ngjela tha se politikanët shqiptarë kanë shitur interesat kombëtare. Ngjela deklaroi se të gjithë të gjithë ish-kryeministrat shqiptarë kanë punuar me Greqinë për të marrë pushtet.
Avokati dha edhe një këshillë në emisionin “Top Talk” për kryeministrin Edi Rama, i cili është njëkohësisht ministër i Jashtëm dhe kryetar i OSBE-së.
“Të gjithë për të marrë pushtetin kanë punuar me Athinën, edhe Nano ka punuar me Athinën, pastaj kanë kthyer brrylin. Rama duhet të ketë kujdes se këtu luhet në interes të madh kombëtar. Nëse ai luan bam këtu, bam atje, kjo shkon në dëm të Shqipërisë. Gjendja është shumë e rëndë. Çdo konflikt midis kundërshtarëve tanë është në favorin tonë”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post