Avokati Spartak Ngjela ka treguar dje arsyet se pse presidenti Ilir Meta ka nisur sulmet ndaj mazhorancës. Përmes një postimi në “Facebook” Ngjela flet pa dorashka, duke goditur hapur presidentin Meta dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, lidhur me deklaratën se kanë trashëguar pallatin nga babai i Kryemadhit.
Sipas tij, veprimet e çifti Meta- Kryemadhi burojnë nga frika që kanë ata për sekuestrimin e pronave.
Postimi i tij ne Facebook:
“Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehrrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gati bodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi. Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta”, shkruan Ngjela. Ndërkohë, takimin e presidentit Meta me kryedemokratin Basha avokat Ngjela e cilësoi si të padobishme, duke sjellë në vëmendje dhe luftën e kreut të shtetit me ndërkombëtarët. “Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë. Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrejë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre”, tha ai më tej. Ndërkaq, Ngjela deklaroi më tej se pavarësisht se po kërkon ndihmë, Meta nuk do të shpëtojë. “Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para. Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh? Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post