Deputeti i PS Spartak Braho në Komisionin e Sigurisë duke folur për aktin normativ të qeverisë për Operacionin Forca e Ligjit tha se kishte një merak për procedurat e zbatimit të tij, merak për të cilin tha se kishte folur edhe me ministrin Sandër Lleshaj.
Ai tha se akti normativ i plotëson kushtet ligjore pasi është emergjent dhe ka efekte të përkohshme. Ndërsa foli edhe për atë që ka artikuluar ditët e fundit Presidenti Ilir Meta, se qeveria po bën grusht shteti, Braho e quajti absurde.
“Zonja zv ministre kam një merak, bëni kujdes për modalitetet dhe procedurat e aplikimit të aktit duhet të jenë serioze e të goditura dhe të studiuara, kam biseduar me ministrin tuaj për një rast që ishte flagrant, kjo ishte porosia ime”, u shpreh Braho.
Diskutime rreth kësaj post