Paraqiten shifra, statistika, por nuk duhet harruar se bëhet fjalë për njerëz, që vuajnë prej këtij demoni Covid, por dhe që humbasin jetën. Dhe janë të shumtë në shumë vende. Europa është shndërruar në vatrën e dytë pas Kinës, ku dhe shpërtheu epidemia.
Italia nuk po ngre dot kokën nga shkatërrimi që i bëri pandemia. Sot ishte një ditë edhe më e zymtë, pasi pati 627 viktima vetëm në një ditë.
Por dhe Spanja nuk mbetet pas, me 213 viktima në një ditë, duke e çuar totalin në 1044. Ndërsa të infektuarit ishin 2335 dhe numri i përgjithshëm i të prekurve arriti në 20.412.
Gjermania po merr vrull të përnjëhershëm duke u rritur me 4528, për një total prej 19.848. Ndërsa numri i vdekjeve është 59.
Franca shënon 12.612 raste, 1617 më shumë në një ditë. Viktimat janë 450, 78 në 24 orë.
Diskutime rreth kësaj post