• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK mori vendimin e papritur për ish zv.ministren e Brendshme, Zëri i Amerikës tregon çfarë e fundosi

14 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi në mbrëmje se me kërkesë të saj Gjykata ka vendosur në “arrest shtëpie” ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda si dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, të treja nën akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Çështja i përket periudhës kur zonja Voda ka qenë ende në detyrën e zëvendës ministres së Brendshme, deri në korrik të vitit të shkuar. Sipas SPAK-ut dyshohet se ajo “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale nga zonjat Hasani dhe Beu, me qëllim që të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej, punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

Sipas burimeve nga SPAK, mësohet se zonja Beu, nuk është punësuar. Zonjë Hasani ndërkohë, me profesion avokate , dyshohet që për shkak të marrëdhënieve miqësore me zëvendës ministren, të ketë bërë ndërmjetësen për punësimin e Beut.

Zonja Voda, u emërua në postin e zëvendës ministres së Brendshme në vitin 2017, duke qëndruar në këtë detyrë për më shumë se tre vjet.

Brenda 7 ditëve të fundit SPAK ka bërë disa goditje ndaj korrupsionit. Fillimisht në pranga përfundoi kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe dhe dhe 10 zyrtarë e punonjës të kësaj Bashkie, më pas u arrestuan 9 zyrtarë e ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin me uniformat e policisë, ndërsa sot u vu nën akuzë dhe shkoi për gjykim ish kryebashkiaku i Pogradecit Eduard Kapir dhe zëvendësi i tij dhe katër persona të tjerë./VOA

Paraardhëse

Policët bashkiakë larguan nga trotuari të moshuarën, reagon Ilir Meta

Pasardhëse

Rama “shkund” ministrat, reagon ashpër Basha: Qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion, peshku qelbet nga koka

Pasardhëse

Rama “shkund” ministrat, reagon ashpër Basha: Qeveria e tij e ka zhytur vendin në korrupsion, peshku qelbet nga koka

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.