• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK mbyll hetimet: Olsi Rama nuk ka lidhje me “Xibrakën”, asnjë provë që e lidh me individë të dënuar

10 January, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj Olsi Ramës, i paditur nga nënkryetari i PD, Gazment Bardhi. SPAK thekson se nuk ka asnjë provë që implikon Olsi Ramën në akuzën e ngritur nga Gazment Bardhi.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë. Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.“, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Kujtojmë që Gazment Bardhi e paditi në SPAK me akuzën se ka pasur lidhje me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.

Paraardhëse

Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij

Pasardhëse

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus

Pasardhëse

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.