Një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Posaçme Shqipëri dhe Prokurorisë Bazë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Maqedoni e Veriut është firmosur sot në Shkup.
Marrëveshja e re bashkëpunimit ndërinstitucional u firmos nga dy drejtuesit Arben Kraja i SPAK dhe Vilma Ruskovska.
Mes dy institucioneve kryesore parashikohet bashkëpunimi në disa fusha, si në goditjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Konkretisht marrëveshja dypalëshe parashikon shkëmbim eksperience, shkëmbim informacioni, hetime në koordinim me qëllim rritjen e efektivitetit te ndjekjes penale në fushën e krimit te organizuar, pastrimit parave dhe korrupsionit në rajon.
Diskutime rreth kësaj post