• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spahiu dhe Kara: Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës dhe i dha shuplakë të merituar Berishës

8 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
565
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dalja e Fatos Nanos në media pas disa vitesh mungesë dhe deklaratat e lëshuara prej tij në adresë të presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, vijojnë të shkaktojnë debat e madje të komentohen nga të gjithë.

Një reagimit të fortë për këtë interviste ditën e djeshme ka bërë edhe ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Spahiu theksoi se edhe sikur gjithë të zezat t’i kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Në këtë kontekst, juristi Spahiu shtoi se ish-kryeministri Nano pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit.

“Për ta mbyllur javën me një konkluzion politik: Edhe sikur gjithë të zezat ti kishte Nano, në raport me Berishën e lartëson dorëheqja e tij. Pas humbjes iku përgjithmonë dhe nuk qëndroi duke gjetur një dordolec si “Luli” në PS, që ta komandonte në hije nga Gjiri i Lalzit. Dorëheqja si institucion e bën diferencën mes një qytetari që ka profesion politikën dhe një provinciali që e ka biznes familjar. Ai iku 15 vjet më parë, tjetri zvarritet ende”, shkruan ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Nga ana tjetër edhe juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas zhurmës mediatike që krijoi intervista e ish-kryeministrit Fatos Nano dhe deklaratat që ai bëri publike pas shkëputjes së tij të gjatë nga politika. Përmes një statusi në rrjetet sociale, juristi Kara teksa zbardh prapaskenat e forta politike dhe darkat e tyre të “mëkatit”, theksoi se Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës.

“Nano i atribuon me të drejtë Metës shtatë mëkatet e mëdhaja dhe pothuaj të pafalshme, por nuk besoj se Meta u bë një mëkatar i tillë pas vitit 2010, kur ai u zhdëp duke pirë raki dhe ngrënë mish derri, nga darka në mëngjes me Nanon tek lokali Chagall ndodhur atëherë në rrugën Kont Urani, që i përkiste mikut të tyre të përbashkët Kastriot Ismaili. Ky takim i madh “historik” midis dy armiqve të përjetshëm u dha edhe nga media e kohës dhe komentet ishin që dy kundërshtarët i bashkoi qenia e Ramës në krye të PS dhe pengimi i tij për të ardhur në pushtet. Ishte pikërisht Meta që shkaktoi humbjen e PS me 2005 dhe largimin e përhershëm të Nanos nga politika. Megjithatë Nano ka meritë se i vuri fre babëzisë së tij dhe nuk e pranoi ofertën e Hamza Merxhanit për privatizimin e divizionit të shpërndarjes së KESH-it nga CEZ-i. Këtë nder ai ia la Berishës”, shkruan juristi Romeo Kara.

Paraardhëse

Dashuria dhe respekti ndaj prindërve në Islam

Pasardhëse

Moti bën kthesën e madhe sot, ja çfarë na pret në mesditë

Pasardhëse

Moti bën kthesën e madhe sot, ja çfarë na pret në mesditë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.