• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Spiritualitet

Dashuria dhe respekti ndaj prindërve në Islam

8 February, 2021
në Spiritualitet
0
133
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë: “Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” El-Isra.

Këto dy ajete kuranore nuk kanë nevojë më për shpjegim, mjafton që Zoti i Plotfuqishëm e ka renditur respektin ndaj prindërve si detyrë menjëherë pas adhurimit të Tij, duke lënë kështu pas shumë prej veprave të tjera madhore të Islamit. Madje në një hadith profetik tregohet se një njeri shkoi te Profeti (alejhis-salatu ues-selam) dhe i mori leje të shkonte në luftë për hir të Allahut, ndërsa Profeti (alejhis-salatu ues-selam) pasi mori vesh që ai i kishte të dy prindët gjallë i tha: “Shko bëje xhihadin tek ata të dy.” (Buhariu dhe Muslimi.) Dmth shko dhe përpiqu të fitosh kënaqësinë e të dy prindërve të tu duke ju shërbyer atyre në mënyrën më të mirë. Në një version tjetër tregohet, se kur Profeti (alejhis-salatu ues-selam) mësoi se ai kish lënë të dy prindërit e tij duke qarë i tha: “Kthehu dhe bëji ata të qeshin ashtu sikurse i ke bërë të qajnë.”

Në një hadith profetik tregohet se dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Cili njeri meriton më shumë shoqërinë dhe kujdesin tim? Profeti (alejhis-salatu ues-selam) tha: “Nëna jote.” Pasi e përsëriti këtë tri herë tha: “Pastaj babai yt, pastaj ata që janë më të afërm.” Buhariu dhe Muslimi.

Në një hadith tjetër që e transmeton Muslimi, Profeti (alejhis-salatu ues-selam thotë: “Është i poshtëruar, është i poshtëruar, është i poshtëruar, ai i cili arrin moshën madhore e të dy prindërve të tij, ose të njërit prej tyre dyve dhe nuk futet në Xhenet!” Kjo fjalë profetike është e qartë dhe tregon se Xheneti qëndron pikërisht te respekti dhe nderimi që duhet t’ia kushtojmë prindërve tanë, sidomos nënës, e cila është munduar çdo herë dhe në çdo moment të mbrojë, të gëzojë, rehatojë dhe të lumturojë fëmijët e saj. Për këtë Allahu në Kuran thotë: “Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!” Lukman 14. Në këtë ajet kuranor Allahu na kujton mundimet e nënës për fëmijën e saj. Kohën e shtatzanisë për nëntë muaj me radhë, lindjen e cila është mundim më vete dhe durimin e përkushtimin e nënës për ta mbajtur sa më mirë fëmijën e saj deri kur ai rritet dhe forcohet.

Sa herë ka ndjenjur pa gjumë në mënyrë që t’i fleje qetë dhe rehat? Sa herë është merakosur dhe sikletosur prej teje dhe ajo të ka qetësuar? Sa herë e ke shqetësuar dhe ajo të ka mëshiruar? Një nënë përkushtohet aq shumë për fëmijët e saj, sa është në gjendje të mbajë bashkë duke u dhënë rehati dhe dashuri 5 fëmijëve njëherësh, ndoshta dhe më shumë, ndërkohë dhjetë fëmijë të saj ndoshta nuk munden ta bëjnë dot të lumtur një nënë. Prindi nuk meriton të respektohet e të kujtohesh për të një herë në vit, ose një herë në muaj apo një herë në javë, por çdo ditë. Madje disa prej dijetarëve të hershëm Islam, në komentin e ajetit të lartpërmendur shpjegojnë se hakun prindërve mund t’ia japësh veç atëherë kur kujtohesh për ta dhe i falënderon pesë herë në ditë, ashtu sikurse e adhuron Allahun e Madhëruar pesë herë në ditë.

Feja islame na ka mësuar se prindi është shumë i shtrenjtë për ne, dhe se kur fitojmë kënaqësinë e tyre kemi fituar kënaqësinë e Krijuesit tonë, Allahut të Lartësuar. Nga ana tjetër feja na mëson se prindi duhet të gëzojë respektin maksimal dhe të bëjmë kujdes e mos t’ua thyejmë atyre zemrën e as t’i ofendojmë qoftë dhe me mënyra të tërthorta. Në një hadith profetik Pejgamberi (alejshis-salatu ues-selam) thotë: “Nga gjynahet më të mëdha është atëherë kur njeriu arrin të mallkojë dy prindërit e tij.” E pyetën: O i Dërguari i Allahut! E si mund t’i mallkojë njeriu dy prindërit e tij?- Profeti (alejhis-salatu ues-selam) iu përgjigj: “Njeriu e shan babain e një tjetri dhe ai ia kthen në të njëjtën mënyrë. Po ashtu ia shan edhe nënën, dhe ai ia kthen në të njëjtën mënyrë.” (Buhariu dhe Muslimi.)

Edhe sikur prindërit të jenë gabimtarë në aspekte të ndryshme ata duhen duruar dhe respektuar. Madje edhe sikur të urdhërojnë për diçka që Allahu e urren ai nuk i bindet atyre, mirëpo këtë ia tregon me butësi dhe tolerancë, dhe të mundohet sa më shumë të mos ia thyejë atyre zemrën. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri!” Lukman 14.

Nga: Mustafa Terniqi

Paraardhëse

Konkurrentja e ‘Përputhen’ dorëzohet para makinës së vërtetës: Kam folur në privat me Mevlanin! Kjo është lojë

Pasardhëse

Spahiu dhe Kara: Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës dhe i dha shuplakë të merituar Berishës

Pasardhëse

Spahiu dhe Kara: Fatos Nano i vuri fre babëzisë së Metës dhe i dha shuplakë të merituar Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kush janë 5 deputetët të PD bojkotuan votimin për Bejkon si kandidat për Tiranën

Nga lajme4
26 March, 2023
0

Pesë deputetët nuk kanë votuar për Roland Bejkon që të dalë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14...

Olta e thotë troç: Për Luizin kam afeksion

26 March, 2023

Njohja e tyre filloi jashtë, Luizi dhe Jori çudisin me deklaratat

26 March, 2023

Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Tiranën

26 March, 2023

Kiara sqaron deklaratat brenda BBV që trazuan publikun

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.