Juristi Romeo Kara shprehet se pavarësisht të gjitha qëndrimeve nuk duhet ta humbasin besimin tek drejtësia dhe të kontribuojmë në reformimin e tij duke u përballur me çështja që vet ky sistem i ka penguar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Romeo Kara bën të ditur se sot ka hedhur hapin e radhës dike dorëzuar për rekurs në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, çështjen e privatizimit të CEZ-it, një dosje ku është e implikuar familja Berisha.
Postimi i plotë:
“Të nderuar miq,
Pavaresisht qendrimeve antiligjore dhe penguese të prokurorise dhe gjykates deri me tani, perpjekjet për drejtesi do të vazhdojne, pasi njekohesisht jo vetem qe do të zbardhim aferat korruptive, por edhe do të reformojme vetë sistemin e drejtesise duke e perballur ate me keto ceshtje.
Sot une hodha hapin e radhes, duke dorezuar për rekurs prane Kolegjit Penal të Gjykates se Larte, ceshtjen e privatizimit të CEZ-it, të pushuar dy here deri me tani nga gjykata e Shkalles se pare dhe ajo e apelit, sipas vete kerkeses se prokurorise, e cila deri me tani i ka sherbyer vetem pushimit te kesaj ceshtjeje, duke mos e investiguar, duke mos konstatuar moskompetencen, duke mos konstatuar shkeljet e hapura dhe të shumta penale si dhe duke bere qellimisht nje cilesim të manget të veprave penale te konsumuara nga personat pergjegjes lidhur me kete afere.
Nuk duhet të lodhemi, nuk duhet t’a humbim besimin, nuk duhet të dorezohemi.
Kjo jete mbi të gjitha eshte nje prove durimi, dhe ne duhet të mos e humbim kurre durimin, sidomos kur e drejta eshte në anen tone.
Durimi eshte force, kembengulje dhe celes fitoreje.
Hapat ligjore nuk jane konsumuar, pasi kemi të edhe të tjere hapa në vazhdim.
Kjo ceshtje nuk do shuhet kurrsesi edhe pse pazari politik ka marre nje vendim të tille.
Kjo ceshtje do të hapi siparin e perballjes se politikes 30- vjecare antishqiptare me drejtesine e vertete.”, – shkruan juristi Romeo Kara.
Privatizimi i CEZ është kryer në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike dhe ministër i Energjetikës, Genc Ruli. Privatizimi u cilësua si një aferë korruptive dhe Partia Socialiste kërkonte hetime, dhe marrjen si të pandehur të Sali Berishës, dhe familjarë të tij. Prokuroria mori në pyetje një numër i lartë zyrtarësh, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Për këtë çështje u ngrit edhe një Komision Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh. Po ashtu në hetim kanë qenë biznesmeni Nue Kalaj dhe Kastriot Ismailaj.
Diskutime rreth kësaj post