Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico thotë se numri i të prekurve është më i ulët se numri i të shëruarve për shkak të kurbës së infeksionit në Shqipëri.
Sot është dita e tretë ku numri i të prekurve është më i ulët se numri i të shëruarve, dhë për këta ka një arsye sipas Ficos.
“Është shumë e mençur pyetja se kërkon dy përgjigje. Numri i të shtruarve dhe rasteve poizititive ka një burim që është infeksioni. Kemi kuptuar që kurba e infeksionit është një kurbë e butë dhe kjo logjikisht të çon që dhe burimi i infeksionit të jetë i kësaj përmase.
Pa diskutim që duhet testuar në një mënyrë tjetër e ndërkohë që jemi në linjë në gjithçka që zhvillohet. SHBA, Italia po testojnë kitet që ti validojnë dhe të shkojmë më gjerë për të kuptuar infeksionin në popullatë.
Janë dy kategori kitesh, që shikojnë kundërtrupat në gjak, dhe kite të tjera që quhen rapid test, të ngjashme si ato tështatzënisë ku merret përgjigja për 5 -6 minuta, Ky lloj testi po shihet me kujdes në komunitetet mjeksore në SHBA dhe Itali.” – tha ajo për emisionin “Ilva Now”.
Diskutime rreth kësaj post