Ditën e sotme, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, do të mësojnë nëse janë fitues. Duke filluar nga mbasditja e sotme për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrimin duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.
Sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur, për mënyrën se si do të aplikojnë për veten e tyre si dhe për anëtarët e tyre të familjes. Qytetarët të cilët janë përzgjedhur do të mësojnë edhe datën e intervistës për vizë duke hyrë dhe lexuar tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. Pasditen e kësaj të marte rreth orës 18:00, të gjithë qytetarët do mund të njihen me faktin nëse janë fitues apo jo të “Green Card” apo siç njihet ndryshe si lotaria amerikane. /Blitz
Diskutime rreth kësaj post