• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Sot 113 vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës, Kisha i njohu shqiptares Gonxhe Bojaxhiu dy mrekulli

26 August, 2023
në Kulturë, Lajme
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E njohur gjerësisht si Nënë Tereza e Kalkutës, por me prejardhje shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, do të ishte sot 113 vjeçe, kun në moshën 18-vjeçare, ajo u shpërngul nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

“Me gjak unë jam shqiptare. Me kombësi, indiane. Me besim jam një murgeshë katolike.

Si thonë të gjithë, unë i përkas botës. Me zemër unë e ndiej që i përkas plotësisht zemrës së Jezusit”- tha Nënë Tereza në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel”.

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – e njohur gjerësisht si Nënë Tereza e Kalkutës, por me prejardhje shqiptare, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane.

Në moshën 18-vjeçare, ajo u shpërngul nga Maqedonia e Veriut për në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

Shenjtorja shqiptare është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes ndër vite, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel” për Paqe.

Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.

Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e Shenjtë nga Kisha Katolike e Romës.

Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”,- ishte porosia e Nënë Terezës.

Shenjtorja shqiptare fliste rrjedhshëm pesë gjuhë, bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindi.

Në kulmin e Rrethimit të Beirutit në 1982, Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital të linjës së përparme duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshëm, midis ushtrisë izraelite dhe guerileve palestinezë.

Në vitin 1991 ajo u kthye në Shqipëri për herë të parë, duke hapur një shtëpi të Misionarëve të Bamirësisë në Tiranë. Deri në vitin 1996, Tereza ka operuar 517 misione në mbi 100 vende.

Paraardhëse

Tirana një qytet modern dhe plot gjallëri, agjencia e njohur Reuters shkrim per transformimin e Piramidës në qendër digjitale për të rinjtë

Pasardhëse

Aksidenti në Sarandë, flet deputeti Italian: Meloni të kërkojë drejtësi, më shumë zhurmë u bë për një faturë 80 Є, sesa për jetën e dy të rinjve

Pasardhëse

Aksidenti në Sarandë, flet deputeti Italian: Meloni të kërkojë drejtësi, më shumë zhurmë u bë për një faturë 80 Є, sesa për jetën e dy të rinjve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK, ish-kryeministri: S’mund të ketë hezitim për drejtësinë

Nga lajme2
22 September, 2023
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djali i tij Shkëlzen Berisha do të shkojë në çdo kohë për të dëshmuar...

Kush është Sekretari i Përgjithshëm, Noka apo Bardhi? Ja si përgjigjet Berisha

22 September, 2023

Rama jep vendimin: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç

22 September, 2023

“Kam punuar që 10 vjeç në bujqësi”, historia e konkurrentes së re përlot studion e ‘Përputhen’

22 September, 2023

Armaldo koncert në Shkodër, publiku i Luizit i bën të papriturën

22 September, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.