Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri dje thirrje gjithë spektrit politik në Shqipëri, që të angazhohen për zbatimin e reformës në drejtësi. Ndërsa ishte i pranishëm në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi”, ambasadori Soreca theksoi ditën e djeshme se zbatimi me rigorozitet i reformës dhe lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i organeve të reja të drejtësisë, por edhe politikës.
“BE është angazhuar shumë për këtë reformë, qoftë edhe financiarisht, ndaj dhe sipas tij, do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e saj. Është e rëndësishme të kërkohet më shumë lidership nga i gjithë spektri politik, në mënyrë që reforma në drejtësi të ketë sukses. Vijimi i kësaj reforme është një ndër prioritetet kryesore, që të ecet përpara në mënyrë efikase. Pavarësia, integriteti i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm. Objektivi kryesor për vitet e ardhshme është që të punohet fort, në mënyrë që të zbatohet kjo reformë siç duhet. Do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e reformës në drejtësi. Bazat ligjore të jenë në vend, korniza ligjore po ashtu të jetë në vendin e duhur, të luftohet korrupsioni. Sistemi duhet të jetë në përputhje me standardet europiane. Është i nevojshëm bashkëpunimi dhe koordinimi për reformën në drejtësi. Është inkurajuese që në këtë tavolinë të kemi aktorët kryesorë. Është një mënyrë e mirë për të shënuar përvjetorin e diçkaje kaq të rëndësishme për Shqipërinë”, deklaroi ai.
Më tej ambasadori Soreca vuri në dukje faktin se BE është angazhuar shumë për këtë reformë, qoftë edhe financiarisht, ndaj dhe sipas tij, mbështetja e Brukselit do të vijojë.
“E kemi mbështetur reformën dhe kemi menduar edhe përfshirjen financiare. “Reforma në drejtësi është çështja më e rëndësishme e BE dhe SHBA në Shqipëri dhe ne e mbështesim atë në të gjitha format. Po vijnë edhe 9 milionë euro të tjera si mbështetje”, nënvizoi ambasadori Soreca.
Diskutime rreth kësaj post