Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, ka debatuar me moderatoren Sonila Meço. Meço iu drejtua Bardhit duke i kujtuar se në Gjykatë PD ka të regjistruar statutin e vitit 2018.
“Sot në Gjykatë më rezulton që është ai i vitit 2018. I cili parashikon që në Kryesi ka dy nën kryetarët dhe vetëm 4 sekretarë“, tha Meço.
Bardhi e mohon një gjë të tillë. “Statuti i miratuar në 17 korrik 2021. Ndryshimet statutore depozitohen në gjykatë për t’u pasqyruar në regjistrin e partive politike nëse ka ndryshim të atyre elementëve që shënohen në regjistrin e partive politike”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post