Mbrëmjen e djeshme janë publikuar rezultatet e sondazhit të tretë të Institutit “Noto” në bashkëpunim me Ora News. Sipas sondazhit, Partia Socialiste do të sigurojë 44.5 deri në 48.5% të votave, me një mesatare prej 46.5%.
Partia Demokratike dhe aleatët do të siguronte 41-45% të votave, me një mesatare prej 43%, duke pësuar një rritje të konsiderueshme në lidhje me rezultatin e vitit 2017.
Rënie në rezultat për LSI-në, që do të siguronte 6-10% të votave, por krahasuar me vitin 2017, do të merrte 4% më pak vota.
Edhe pse PS është forcë e parë, koalicioni opozitar do të arrinte të formonte qeverinë, ndërsa në parlamentin e ri do të kishte vend edhe për PSD-në e Tom Doshit dhe Nismën Thurje, që pritet ta kalojnë pragun elektoral prej 1%.
Diskutime rreth kësaj post