• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sondazhet, PD nxjerr jashtë loje LSI në 4 qarqet kryesore, demokratët rriten me 10 mandate, partia e Kryemadhit humbet 9 deputetë

3 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste duket se fiton zgjedhjet në katër qarqe kryesore. Gazeta “SOT” ka publikuar këto kohë një pjesë të sondazheve të ndryshme të zhvilluara në vend nga televizione, ndërkohë që sot ka bërë një përmbledhje të sondazhit të sondazhit të katërt të “MRB” për “Euronews Albania”, ku bie në sy fakti se nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, Partia Socialiste korr fitore të thellë në 4 qarqe kryesore, si ai i Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Durrësit, ndërsa Partia Demokratike rezulton forcë politike me rritje dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në rënie drastike. Më konkretisht, nëse rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë sipas sondazhit të “MRB” për “Euronews Albania”, atëherë shpërndarja e mandateve për katër qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier do të ishte 46 për PS, 32 për PD dhe 2 për LSI.

Po si ndahet mandati në çdo qark? Kështu referuar sondazhit, Partia Socialiste në Qarkun e Fierit merr 11 mandate, në Qarkun e Elbasanit merr 8 mandate, në Qarkun e Tiranës merr 19 mandate dhe në Qarkun e Durrësit merr 8 mandate. Ndërsa Partia Demokratike në Qarkun e Fierit merr 5 mandate, në Qarkun e Elbasanit merr 6 mandate, në Qarkun e Tiranës merr 15 mandate dhe në Qarkun e Durrësit merr 6 mandate. Ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim në qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës nuk merr asnjë mandat nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të dielë, ndërsa në Qarkun e Tiranës merr 2 mandate deputetësh.

Por ajo që bie në sy në këtë sondazh, ka të bëjë me faktin se PS korr fitore të thellë në 4 qarqe kryesore, PD rritet me 10 mandate, ndërsa LSI humbet 9 deputetë në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier. Kjo do të thotë se krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike rezulton me rritje si parti dhe interesant është fakti se ato i marrin deputetët Lëvizjes Socialiste për Integrim. Më konkretisht në zgjedhjet e fundit parlamentare LSI kishte 2 mandate deputetësh, ndërkohë që nëse zgjedhjet do të mbahen këtë dielë ajo nuk fiton deputetë. Po ashtu, referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 partia e Kryemadhit në Qarkun e Tiranës ka marrë 5 mandate, ndërsa nëse zgjedhjet do të mbahen këtë diel ajo fiton 2 deputetë.

Sakaq, referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 partia e Kryemadhit në Qarkun e Elbasanit ka marrë 2 mandate, por nëse zgjedhjet do të mbahen këtë diel ajo nuk fiton deputetë në këtë qark. Kurse referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit ka marrë 2 mandate, mirëpo nëse zgjedhjet do të mbahen këtë diel ajo nuk fiton deputetë në këtë qark. Pra, në total krahasuar me zgjedhjet e fundit, LSI humb plot 9 deputetë, pasi në katër qarqe merr vetëm 2 mandatet nga 11 që duhet të kishte gjithmonë nëse si referencë marrim zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Mirëpo, ajo që bie në sy në këtë rezultat, sipas të dhënave të “MRB” për “Euronews Albania”, është fakti se shumicën e mandateve që i mungojnë Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarqet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit i merr Partia Demokratike.

Më konkretisht partia e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha i merr LSI-së 2 mandate në Qarkun e Tiranës, 2 mandate në Qarkun e Elbasanit, 2 mandate në Qarkun e Fierit dhe 2 mandate në Qarkun e Durrësit. Ndërkohë që Partia Socialiste i merr Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm një mandat, pasi rritjen e mandateve në Elbasan ia merr Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ndërsa në Qarkun e Tiranës PS e merr një mandat më shumë krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017 si pasojë e rritjes së mandateve që iu bë këtij qarku, i cili 1 iu hoq Qarkut të Dibrës dhe 1 Qarkut të Gjirokastrës. Pra, si përfundim LSI del partia më e dëmtuar, ndërsa PD dhe PS kanë rritje, nëse zgjedhjet do të mbahen këtë të diel.

Paraardhëse

Gjesti i bujshëm i Ramës, avokati i njohur nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë

Pasardhëse

Pas Metës edhe Kryemadhi nuk përmbahet, bën thirrje urgjente për revoltë

Pasardhëse

Pas Metës edhe Kryemadhi nuk përmbahet, bën thirrje urgjente për revoltë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.