Sociologu i njohur Ergys Mërtiri ka reaguar në lidhje me tragjedinë që përfshiu shtetin grek. Me anë të një statusi në Facebook, ai shpreh keqardhjen por duke shtuar edhe krimet greke mbi popullin shqiptar.
“Na kanë marrë territor, na kanë vrarë, persekutuar, përzënë nga shtëpitë dhe ende nuk i pranojnë krimet e tyre”- shkruan ai në Facebook.
Ai e quan të pakuptimtë sensibilizimin e shqiptarëve, ku thotë se grekët janë fqinj të këqinj dhe mallkim për ne.
“Por edhe te thuash se solidarizohemi me greket sepse ata jane fqinjet tane, eshte pa kuptim. Po te jete per fqinjesi ata kane qene fqinje te keqinj per ne.
Postimi në Facebook:
“Ndjej keqardhje për çdo jetë të humbur në Greqi. Vdekja është e tmerrshme dhe të trishton kudo ku e sheh.
Solidariteti njerëzor duhet të qëndrojë përmbi dallimet tona etnike, racore apo ideologjike.
Por edhe të thuash se solidarizohemi me grekët, sepse ata janë fqinjët tanë, është pa kuptim. Po të jetë për fqinjësi ata kanë qenë fqinj të këqinj për ne.
Na kanë marrë territor, na kanë vrarë, persekutuar, përzënë nga shtëpitë dhe ende nuk i pranojnë krimet e tyre.
Natyrisht, unë arrij të dalloj grekun e thjeshtë nga politikat shoviniste të vendit të tij dhe nuk fajësoj çdo grek tek e tek për to.
Prandaj dhe them se solidariteti dhe empatia që i adresohet njeriut si qenie njerëzore nuk duhet të ngatërrohet me nocione kolektive njësish etniko-politike si fqinjësia“, përfundon Mërtiri në profilin e tij në Facebook. /Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post