Mjeku i njohur Tritan Kalo thotë se masat duhet të lehtësohen gradualisht por njerëzit duhet të respektojnë masat dhe duhet të ndërgjegjësohen për zbatimin e tyre. Sipas mjekut, nuk mund të ketë një polic për një qytetar, por qytetarët duhet të kenë vetë ndjenjën e vetëndërgjegjësimit.
“Nuk mund të jetë një polic mbas çdo individi. Duhet që individi të vetëndërgjegjësohet. Fëmijët kur dalin në oborr duhet të kenë sa më pak kontakte. Sado masa të merren, nuk është gjoba, kërcënimi, apo ligji që e vetëndërgjegjëson individin”, tha mjeku Tritan Kalo në një lidhje direkte me Eni Vasilin.
Më tej, Kalo tha se nëse njerëzit nuk janë të vetëndërgjegjësuar mund të rrisin shkallën e kërcënimit të infeksionit. Sipas tij, duhet të respektohen masat që vala e dytë të jetë me e vogël se e para.
“Hapja sjell shtimin e kontakteve dhe njerëzit nëse nuk janë të ndërgjegjësuar ata rrisin shkallën e kërcënimit ndaj infeksionit. Pra është ajo që në botë quhet si fazë e dytë. Me hapjen graduale uroj që kjo valë e dytë të jetë sa më e vogël dhe ashtu si faza e parë të mos i kapërcej kapacitetet spitalore”, shtoi mjeku Tritan Kalo.
Diskutime rreth kësaj post