Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka paraljmëruar një tjetër lëvizje. Ai ka lajmëruar në një konferencë se do verifikohen të ardhurat e popullates në krahasim me llojin e jetesës që po bëjnë për të parandaluar evazionin fiskal.
Sipas Ramës, nuk mund të kemi shtëpi e makina të shtrenjtë, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato.
“Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës.
S’mund të kemi kontrata si ato që kemi verifikuar. Në sektorët me risk më shumë se gjysma kanë kaluar mbi pagën minimale si pasojë e këtij korrektimi.
Ne do shkojmë në tutje në ballafaqimin e pagave te deklaruara me stilin e jetesës, kjo vlen për ata që marrin paga të larta dhe që i shmangen deklarimeve në mënyrë të ndryshme, ka një axhustim për tu bërë, me mbylljen e asaj hapësire ku luhet nga individët për tu shfaqur si subjekte fizike, por përtej kësaj do ecim me kontrolle që synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të ardhurve dhe stilit të jetesës.
S’mund të kesh të ardhura X dhe të kesh shtëpi e vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura. Ne do e kthejmë këtë mbështetje në masa ligjore për të cilat do të flasë ministrja,” tha kreu i qeverisë.
Diskutime rreth kësaj post