Ditëve të fundit tema kryesore e mediave dhe analistëve e politikanëve ka qenë zgjedhja dhe propozimi i zëvendësuesit të presidentit në detyrë Ilir Meta.
Sot ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Bëhet me dije se Kuvendi është mbledhur ditën e sotme për votim për zgjedhjen e Presidentit të ri, por që në fakt është një seancë formale pasi siç dihet palët nuk kanë arritur në asnjë emër konkret.
Teksa bëjmë me dije se javën e kaluar u mblodh Konferenca e Kryetarëve, në të u miratua vetëm data për raundin e parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit vetëm me votat e mazhorancës.
Teksa kujtojmë se opozita edhe pse ishte e pranishme në mbledhje nuk votoi.
Deri në tani asnjë nga palët nuk ka bërë propozim konkret për emrin e ri të Presidentit të Republikës.
Pasi raundi i parë dështoi, sipas procedurës ditën e nesërme do të mblidhet sërish konferenca e Kryetarëve për të vendosur datën për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Kujtojmë që me ndryshimet Kushtetuese të bëra në vitin 2008-të kreu i ri i Shtetit në tre raundet e para kërkon shumicë të cilësuar, pra 84 vota, ndërkohë që në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet me shumicë të thjeshtë, ku duhen vetëm 71 vota, të cilat mazhoranca aktuale i ka.
Diskutime rreth kësaj post