Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ditën e enjte Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë raportin përfundimtar të Komisionit, që rrëzon Dekretin e Presidentit.
“Pas hyrjes në fletoren zyrtare, kodi është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga palët se nuk ka kohë për të humbur”, tha Balla. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Meta, ku bëri thirrjen për reflektim.
Postimi i Tedi Blushit
“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri në enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!” – shkruan Blushi.
Diskutime rreth kësaj post