Zbulohen të tjera detaje nga skema e mashtrimit që përdori ish-Prefekti i Fierit Bujar Hasaj, nga ku përvetësoi përmes falsifikimit të dokumenteve, të paktën 260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro.
Burime nga hetuesia, bëjnë me dije për “Gazetën Shqiptare”, se ish-Prefekti i kishte premtuar t’i shiste shtetasit kanadez me iniciale B.H. një dyqan në Tiranë. Dhe për këtë Hasaj kishte kërkuar në këmbim 260 mijë dollarë.
Por pasi ka marrë paratë, ka humbur çdo kontakt me të. Të njëjtën skemë, Hasaj ka përdorur edhe në rastin e shqiptarit me iniciale D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 mijë Eurosh, me premtimin se do t’i shiste një apartament.
Por edhe në këtë rast, si me kanadezin, ka mashtruar duke marrë paratë dhe zhdukur pa asnjë gjurmë.
Kanë qenë viktimat e mashtrimit që kanë denoncuar Hasajn në Prokurori, dhe ku pas 8 muajsh hetime është bërë i mundur arrestimi i tij.
Ish-Prefekti i Fierit e kryente veprimtarinë e tij të paligjshme në bashkëpunim me një person të shpallur në kërkim, me iniciale P.P.
Diskutime rreth kësaj post