• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Skandaloze! Del në dritë pasuria marramendëse e Anastas Angjelit, ja posedimet e tij

19 August, 2018
në Politikë
0
282
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy ndër emrat më të pasur të Kuvendit por edhe të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave janë deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputeti socialist Anastas Angjeli. Gazeta e ka deklaruar edhe më parë që deputeti demokrat, Agron Shehaj është një nga deputetët më të pasur të Kuvendit për shkak të bizneseve që ka në zotërim. Por nga ana tjetër pas nuk ngelet as deputeti socialist Anastas Angjeli.

Sipas të dhënave të deklaruar pranë tij në ILDKP, deputeti Angjeli ka deklaruar se është pronar i një sërë apartamentesh, ku kryesisht spikat apartamenti me vlerë 330.000 dollarë në Boston të SHBA-së. Por krahas këtij apartamenti, Angjeli ka në pronësi dhe një apartament me sipërfaqe 158 m2 në Sarandë; tokë me sipërfaqe 440 m2 po në Sarandë me vlerë 264.000 lekë; si dhe një dyqan me sipërfaqe 99 m2 po në Sarandë por që nuk e ka specifikuar vlerën se sa e ka blerë.

Sakaq, deputeti Anastas Angjeli ka deklaruar se ai sëbashku me pjesëtarët e tjerë të familjes posedojnë një sërë llogarish bankare, ku përveç shumave të mëdha bien në sy llogaritë jashtë vendit. Kështu, deputeti Angjeli ka deklaruar se ka llogari bankarenë Commerce Bank, USA; në EuroBank, Greqi; si dhe në disa banka të tjera jashtë vendit. Por krahas këtyre, në deklaratën e pasurisë së deputetit të PS, bien në sy edhe vlerat e shtrenjta të automjeteve që ai dhe familja e tij kanë në dispozicion.

Angjeli ka deklaruar se zotëron një automjet me vlerë 50.915 dollarë, blerë nga të ardhurat familjare. Po ashtu ai ka deklaruar se e bija Jona Marashi zotëron dy automjete, njëri me vlerë 26.800 dollarë dhe tjetri me vlerë 28.000 dollarë. Por krahas pasurisë tepër të madhe, paradoksi më i madh i deputetit Anastas Angjeli është se ai ka deklaruar Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si një Organizatë Jofitimprurëse me vlerë 100.000 lekë. Pra është e çuditshme sesi një universitet ku çdo vit regjistrohen qindra student pranë tij duke paguar qindra lekë për të studiuar të deklarohet si një OJF.

Deputeti i PS dhuratë një apartament të motrës

Deputeti socialist Anastas Angjeli ka deklaruar gjatë 2017, 1.492.125 lekë të ardhura nga paga bazë si deputet; 802.280 lekë të ardhura nga pagesa të tjera nga Kuvendi; 2.187.474 lekë të ardhura nga pagesat dhe udhëheqjet shkencore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë; 510.000 lekë të ardhura nga pagesa si anëtar i Akademisë së Shkencave; si dhe 5.000 euro nga pagesa për të drejtën e autorit për botimin “Origjina e parasë”. Por krahas këtyre të ardhurave, deputeti Angjeli ka deklaruar dhe të ardhura të shumta të siguruara nga bashkëshortja dhe fëmijët.

Ku dhe këta të fundit, sipas deklaratës së pasurisë, shumicën e të ardhurave e kanë fituar nga mësimdhënia në Universitetin Mesdhetar, që deputeti e ka deklaruar si OJF. Por krahas të ardhurave të siguruara, deputeti Angjeli ka deklaruar dhe një sërë kredish bankare. Ai ka deklaruar se ka marrë një kredi bankare në BKT për blerjen e një autoveture më 2015, si dhe një kredi bankare në bankën Eurobank, në Greqi për blerjen e një apartamenti për të motrën. Ndërkaq, deputeti Anastas Angjeli ka deklaruar dhe një sërë pasurish në emër të bashkëshortes, ku bie në sy dhe një kredidhënie me vlerë 21.132.599 lekë ndaj një personi tjetër. /Endri Arizi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Paraardhëse

Shtëpia u shkrumbua nga flakët, kryefamiljari përplaset me OSHEE-në

Pasardhëse

Zbulohen detaje shokuese nga lidhjet e politikanit shqiptar me rusët, këshilltari i tij takoi njerëzit e Putinit, ja si hynë në lojë biznesmenët e sponsorizuar nga Moska

Pasardhëse

Zbulohen detaje shokuese nga lidhjet e politikanit shqiptar me rusët, këshilltari i tij takoi njerëzit e Putinit, ja si hynë në lojë biznesmenët e sponsorizuar nga Moska

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.