I ftuar në një intervistë televizive, analisti Aleksandër Çipa u shpreh se skandali i publikimit i të dhënave mund të lidhet me tërheqjen e vëmendjes nga çështje të caktuar.
Sipas tij, aktualisht qeveria Rama po përballet me disa çështje që janë disa kriza, qysh nga ajo e energjisë deri të keqmenaxhimi i fondeve publike.
Çipa shtoi se në raport me çështjen e incineratorëve kemi nisjen e hetimit dhe shpalljen e masës së arrestimit për disa persona, por nuk kemi një verdikt zyrtar lidhur me këtë çështje.
Çipa: Dalja e të dhënave mund të lidhet me tërheqjen e vëmendjes nga çështje të caktuar. Nuk përjashtohet se këto taktika klasa politike shqiptare i përdor për të eklipsuar çështje të caktuara. Aktualisht qeveria Rama po përballet me disa çështjeve që janë disa kriza. Është kriza energjitike, është kriza e keqmenaxhimit të fondeve publike, kriza politike në raportet e munguar opozitë-pozitë, po ashtu edhe kriza e opozitë, apo edhe ajo e rrethanave gjeo-politike. Kështu nuk përjashtohet mundësia e një eklipsimit të këtyre çështjeve me nxjerrjen e të dhënave.
Në raport me çështjen e incineratorëve kemi nisjen e hetimit dhe shpalljen e masës së arrestimit për disa persona, por nuk kemi një verdikt zyrtar lidhur me këtë çështje. Në fakt ky është një kauz shumë i rëndë sa i takon fondeve publike se si janë trajtuar çështjet në raport me inceneratorët dhe landfillet. Me këto çështje merret drejtësia që duhet t’i ndriçojë, përndryshe do të kemi një tjetër kazuz pa ndëshkim, që shqiptarët e njohim mirë.
Diskutime rreth kësaj post