Avokat Spartak Ngjela shprehet se shteti shqiptar ka rënë pas skandalit të publikimit të magave të mijëra qytetarëve. I ftuar në emisionin ‘Breaking’,Ngjela deklaroi se Rama duhet të jepte dorëheqjen për faktin se qeveria nuk ka garantuar sekretet e shqiptarët dhe kjo tregon se kjo nuk është e sigurt.
“Problemi qëndron që qytetarët të kanë zgjedhur kryeministër që t’ju japësh garantizëm që ata të bëjnë jetë shoqërore të sigurt, kjo tregon se jeta e tyre nuk është e sigurt. Këta e dinë se posti i kryeministrit është privilegj. Jo është përgjegjës, këta e dinë privilegj se janë të korruptuar. Ku e dinë shqiptarët se çfarë sekretesh ruhen me personalitetet e tyre. Ruajtja ka qenë e shtetit, në sferën e kësaj qeveri. Mos shikoni broçkullat që thotë ai ka ndodhur në Kaliforni, janë 630 mijë shqiptarë të prekur. Shoqëria shqiptare nuk ka opinion publik, po të kishte vetë PS do ta kishte rrëzuar qeverinë, është një vend quazi mesjetar. Autoritarizëm banal, nuk kanë pasur asnjë herë përgjegjësi kryeministrat, atij tjetrit iu branë 26 persona e nuk ka çau kokën fare“, tha Ngjela.
Avokati ngriti alarmin se jemi përballë pastrimit të parave.
“Ka dalë një sekret shtetëror që është privatësia e individit, po duke parë të gjithë ato emra do të ketë kontinuitet. Mesa pashë pagat e mëdha, mund të kemi qenë dhe jemi përballë pastrimit të parave, ruhet të kontrollojnë bilancet e kompanive që kanë thënë rrogat janë reale apo janë fiktive se kanë pastruar para. Jam i mendimit që kjo që ka dalë do të ketë shumë reperkusione të reja, sepse publik shikon shumë gjëra dhe probleme financiare të pagave do të krijojnë probleme. Nuk ka rëndësi sa çfarë mund të përfitohet na kjo gjë ka dalë, e rëndësishme është se jemi përballë një skandali të madh. Përgjegjësi e kujt është? Ata që godet Rama sot është përgjegjësi individuale, por je ti i paaftë që e ke lejuar. Është përgjegjësi e madhe. A do të vijë një moment kur kryeministri jep dorëheqjen se pse ra një urë. Ra një urë në Japoni, kryeministri dha dorëheqjen. Këta e dinë kryeministrin pa përgjegjësi. Pse? Sepse e kanë pasur të tyren pushtetin gjyqësor. Nuk mund të ketë demokraci po s’ka pushtet gjyqësor. Se çdo të bëjë SPAK, do të jetë edhe prova, përveç SPAK. Ky akt që ndodhi tregoi se Shqipëria është në një gjendje të mjerë“, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post